KFOR ka dalur sot me një deklaratë lidhur me situatën dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunat veriore.
Në të thuhet se KFOR, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet, teksa ky mision përmend që normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet thelbësore për sigurinë përfshirë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë akterët përkatës, përfshirë BE-në, OKB-në, OSBE-në dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Serbisë.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për këtë qëllim, është thelbësore që të dyja palët të shmangin veprimet dhe retorikën përshkallëzuese dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të tyre në dialogun e lehtësuar plotësisht nga BE-ja, dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, për të ndërtuar mbi arritjet e rëndësishme që tashmë janë arritur. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së dhe të sigurojë kornizën e nevojshme të sigurisë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara”./klankosova