Forcat e KFOR-it në Kosovë kanë nisur heqjen e telave me gjemba në Zveçan, në veri të vendit.
Këto masa ishin marrë disa ditë më parë në kuadër të përforcimit të sigurisë pas përleshjeve me popullsinë serbe në atë zonë.
Situata duket tashmë më e qetë në veri të Kosovës.
Perëndimi ka bërë thirrje që të zgjidhet situata në veri të vendit, ndërsa NATO ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj forcave të KFOR disa ditë më parë. /tvklan.al