KUPA PËR TITULLIN E FITUAR IU DORRËZUA PRESIDENTIT, NEFI USEINI
Në një manifestim solemn mbrëmë në haësirat e hotel “Park” në Ohër, klubi i futbollit Voska Sport, festoi kualifikimin në Ligën e Parë të futbollit. Të pranishëm në këtë manifestim ishin kreu i FFM-së me presidentin Muamed Sejdini, delegacioni i Federatës së Kosovës me në krye Agim Ademin president , mysafirë nga Anglia si Brian Deane, Dave Green Francisko Murseli, Tony Stewart dhe të ftayr tjerë nga vendi Kosova e Shqipëriasi dhe stafi Teknik dhe futbollistët e klubit
Për suksesin e klubit të futbollit Voska Sport, fjalën e rastit e mbajti i biri i pronarit Anes Useini i cili pasi përshëndeti miqtë e ftuar pos tjerash tha:
“Babai im nuk ka qenë kur I kyçur në futboll dhe pa dashuir qkyçur në futboll dhe pa dashuir që I’u marr kohë do t;ju tregoi si ka hyrë në futboll. Jam i lumtur që sot jemi këtu për të festuar inkuadrimin në Ligën e pare. Kemi punuar shumë nuk kam qenë lehtë. Përfitpoj nga rasti të uroj të gjithëve që kanë qën Kemi punuar shumë nuk kam qenë lehtë. Përfitpoj nga rasti të uroj të gjithëve që kanë qenë të kyçur në këtë sukses”, tha Anes Useini.
Meritori më madh për suksesin historik të ekipit pa dyshim është trajneri Berat Imeri.
“Nuk e di ka t’ja nisi për arsye se ato futbollistët të cilët janë më meritorët për këtë sukses i kam lodhë pak. Mendoj se edhe sonte pak më tepër do ti lodhë”, tha Berat Imeri.
Kontributi i kapitenit Izair Emini ka qenë i pa diskutueshëm, por ai thotë se merritor janë të gjithë futbollistët.
“Gjithashtu dua të përshëndes edhe bashkëlojtarët e mi sepse mendoj se kemi bërë një sezon koxha të madhë dhe bashkërisht të gjithë kemi arritur në këtë ditë”, tha Izair Emini.
Pronari i klubit të futbollit Voska Sport me mirënjohje të veçnta nderoi edhe kryetarin e FFM-së Muamed Sejdini.
“Unë do të uroj gjithë këtë sukses të madh futbollistëve, stafit Teknik dhe gjithë atyre që ishion përeth klubit”, tha Muamed Sejdini.
Me mirënjohje u nderuar edhe kryetari I FFK-së, Agim Ademi i cili më pas dorëzoi edhe një dhurat për pronarin e Voska Sport.
“Unë jam shumë lumtiur që njerëz si Nefiu, sponsor të tillë janë futboll sepse pa ekonomi nuk bëhet edhe futbolli. Prandaj aredhja e njerëzve të tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme për futbollin”, tha Agim Ademi.
Pronari i Voska Sport me mirënjohje nderoi edhe Brian Deane, Dave Green Pascal Papadopolius, Gerald Noble, Paul Daglas, Francisko Murseli, Tony Stewart dhe Enver Sulejmanin. Në fund të kësaj nate festive të gjithë futbollistëve iu ndanë medaljet për suksesin e arritur, ndërsa kapitetni Izair Emini dorrëzoi Kupën për titullin e fituar pronarit Nefi Useini./KlanMacedonia