KF Struga TL vijon përgatitjet – nga 19 janari në Antali!

BOJKU: SHPRESOJMË TË ARRIJMË FORMËN MAKSIMALE

Kampioni vjeshtor në futboll Struga Trim Lum po vijon ditën e tretë të përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit 2023/2024, sipas plan programit që e ka hartuar shefi i stafit teknik Shpëtim Duro. Faza kryesore e përgatitjeve do të zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Struganët deri më 19 janar do të stërviten në terrenet e  Strugës, ndërsa nga 20 janari udhëtojnë në Antalia ku për 14 ditë krahas seancave të rregullta stërvitore, do të zhvillojnë 4 ndeshje kontrolluese, por në këto momente emrat ekipeve kundërshtare akoma nuk janë bërë publike.  Besmir Bojku është njëri nga futbollistët kyç në skuadrën kampione. Ai thotë se kjo fazë e përgatitjeve është më e vështira.

Sigurisht faza e përgatitjeve është më e vështira e sezonit. Fazën e parë të përgatitjeve do ta kalojmë këtu në Strugë, ndërsa fazën e dytë dhe kryesoren do ta kalojmë në Antalia të Turqisë, ku do të shkojmë nga 20 janar deri më 3 shkurt. Atje do të zhvillojmë disa ndeshje miqësore ku shpresojmë që të arrijmë formën tonë maksimale”, tha Besmir Bojku.

 Deri ditën e sotme sa i përket prurjeve apo largimeve të futbollistëve nuk ka  ndonjë lëvizje, por kompletimi i ekipit me siguri do të ndodh ditëve vijim apo më mirë thënë para udhëtimit në Antalia./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share