Skuadra e Shkëndijës në kuadër të fazes së përgatitjeve për ndeshjet evropinae në Ligën e Konferencës, sot në terrenin e NK Stojnci në Slloveni do të zhvillojë ndeshjen e tretë kontrolluese me klubin e futbollit Sarajeva nga kampionati i Bosnje e Hercegovinës. Edhe kjo ndeshje kontrolluese do t’i shërbejë stafit teknik që drejtohet nga Ardian Nuhiu për të testuar formën e futbollistëve sidomos të përforcimeve, nga të cilët pritet që të sjellin frymë të re në taborin kuqezi.
FK Sarajevo, një prej klubeve më të suksesshme në Bosnje e Hercegovinë do të testojë formën momentale të kuqezinjëve. Ndryshe, pas ndeshjeve dhe fitoreve kundër Petrolul Ploiestit 3:2 dhe NK Rogaska 1:0, përballja kundër Sarajevës pritet të jetë testi më i rëndësishëm për ekipin kuqezi deri në këtë fazë të përgatitjeve .
Në ndeshjen e sotme në ekip pritet të kthehet Erald Çinari, por do të mungojë Kamer Qaka shkaku i një lëndimi.
Ndeshja kontrolluese Shkëndija-Sarajevo, luhet sot me fillim në orën 17:30 në terrenin e NK Stojnci në Slloveni. /KlanMacedonia/