KF Shkëndija nga e Shtuna vazhdon përgatitjet në Turqi

JETON BEQIRI: FUTBOLLISTËT E ARDHUR RRITIN KONKURRENCËN

Me ndeshjen kontrolluese kundër Skopjes, skuadra e Shkëndijës me sukses ka përfunduar fazën e parë të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit 2023/2024 në Ligën e parë. Ekipi të shtunën udhëton në Antalia të Turqisë ku do ta zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve deri më 10 shkurt.

Me fitore të thellë në kontrolluesen kundër Skopjes, Shkëndija niset për Antali.  Trajneri Jeton Beqiri për Klan Maqedoni u shpreh i kënaqur me mënyrën se si kanë punuar futbollistët në këtë fazë që është konsideruar si e vështirë për shkak të kushteve atmosferike që rezultoi me anulimin e kontrollueses me Arsimin e Çegranit.

Strategu i “kuqezinjve” thotë se atmosferë në ekip është në nivelin më të lartë, kurse prurjet e reja rritin konkurencëm.

Normalisht afrimet janë në bazë të nevojave ku ne kemi dhe të gjithë futbollistët punojnë në mënyrë maksimale, unë jam i kënaqur nga të gjithë futbollistët, jo vetëm nga ato që kanë ardhur, tregojnë seriozitet dhe të gjithë futbollistët që janë për momentin duke u stërvitur me ne japin maksimumin, unë jam i kënaqur me angazhimin dhe dëshirën e tyre, dhe besoj se edhe futbollistët e ardhur rritin konkurrencën dhe mendoj se do të formojmë një skuadër konkurruese” – tha Jeton Beqiri, trajner i KF Shkëndija.

Ekipi në Antalia do të udhëtojë me formacion të kompletuar megjithatë duke marrë parasysh se afati kalimtar  është i hapur nuk përjashtohet mundësia që të angazhohen edhe një apo dy përforcime  tjera.

“Po normalisht gjatë fazës deri sa nuk është mbyllur merkato, gjithmonë ekziston mundësi që të ketë një apo dy lëvizje, besoj se do të kemi një apo dy lëvizje gjatë kësaj periudhe. Në përgjithësi ekipi është, në përgjithësi ekipi ka stërvitur gati i kompletuar me mbi 90% të futbollistëve nga dita e parë, dhe ato befasi që mund të na sjellë merkato ne i kemi parasysh dhe besoj se do të jemi të kompletuar gjatë fazës në Turqi” – tha Beqiri.

Shkëndija gjatë dy javëve në Antali, krahas seancave të rregullta stërvitore dhe aktiviteteve tjera, do të zhvillojë edhe katër ndeshje kontrolluese. Kundërshtarë janë; Dinamo Batumi – Gjeorgji, Warta Poznan – Poloni, Liepaja – Letoni dhe gjigandi ukrainas Dinamo Kiev.

Kthimi nga Turqia planifikohet më 10  shkurt. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share