Dita e sotme ishte mjaftë intensive në skuadrën kuqezi të Tetovës pasi në radhët e veta kanë sjell dy futbollist cilësorë. Bëhet fjalë pë mesfushorin Endrit Krasniqi nga skuadra e Prishtinës dhe mbrojtësin Zija Merxhanin nga Struga Trim Lum i cili sërish kthehet në klubin amë. Ndërsa përfundimisht nga ekipi u largua Ljupço Doriev.
Mesfushori 28 vjeçar vjen nga skuadra e Prishtinës dhe firmos me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2025. Krasniqi me sukses kaloi ekzaminimet mjekësore, pas çka edhe zyrtarisht konfirmohet si anëtar i ri i KF Shkëndijës.
Por nga skuadra kuqezi zyrtarisht largohet sulmuesi Ljupço Dorievi
Sulmuesi anësorë Ljupço Doriev nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në periudhën që pason. Klubi përmes kësaj komunikate konfirmon skadimin e kontratës së futbollistit. Ljupço Doriev u bashkua me Shkëndijën në verën e vitit 2020 dhe shpejt u imponua si një prej liderëve të skuadrës. 27 gola në 3 sezone dhe shumë asiste bëjnë Dorievin protagonist në këto tre vite, derisa kishte ndikim të madh në fitimin e titullit kampion në sezonin 2020/2021.