KF Renova largohet nga garat e ligës së parë?!

EKIPI DO TË VAZHDON PUNËN ME KATEGORITË E REJA

Kampionati i ri 2022/2023 në Ligën e Parë  të futbollit vendor  ka  gjasa  të mbetet   me  11  klube,  edhe pse akoma nuk është zyrtare por sipas asaj që po flitet nëpër kuloare të ndryshme thuhet se pronarët  e kompanisë Remova  mendojnë  të largohen nga kampionati vendor.

Sipas disa informative tanimë futbollistët janë larguar dhe me siguri do të kërkojnë të angazhohen nëpër klubet tjera.

Abstenimi nga  garat e Ligës së parë nuk do të thotë edhe shkrirjen e klubit  pasi  ekipi  do të vazhdon me  punë me  kategoritë e reja  kështu deri në kompletimin e Qendrës sportive “Renova arena”

Ndryshe  skuadra e Renovës garon nga  szoni 2003/04 fillimisht në Ligën e tretë, në kampionatin  në Ligën e dytë ku  u shpall kampion dhe  siguroi  kualifikim në ligën e pare. Nga  seszoni  2005/06  deri në këtë të fundit  2021/22,  ekipi  i Renovës  ka zhvilluara 532 ndeshje, ka shënuar 211 fitore, 157 barazime dhe 164  disfata  duke shënuar 726 gola , ndërsa ka pranuar 625 gola.  Renova  në sezonin  2008/09 ishte  skuadra e parë shqiptare që fiton titullin kampion i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në sezonin 2011/12 fiton  Kupën e Maqedonisë.  Renova gjashtë herë ka  prezantuar vendin në garat europiane  një herë në Ligën e Kampionëve dhe pesë herë Europa Ligë.

Nga  klubi i futbollit Renova gjatë kësaj  periudhe  kanë dalë numër i madhë të futbollistëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share