KF Besa nuk ndalet: Liga e Parë, stadiumi, shkolla e futbollit…?!

Projektin e shkollës së futbollit do ta koordinojnë Venhar Velija dhe Vedut Rustemi

Kampioni vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor Besa e Dobërdollit,  zyrtarisht  promovoi projektin për riorganizimin e  Shkollës së futbollit me të gjitha kategoritë duke filluar nga U-9. Në projekt janë angazhuar trajnerë profesionist.

KF BESA e Dobërdollit të Komunës së Vrapçishtit, krahas ambicjeve pë t`u inkuadruar në Ligën e Parë të futbolit vendor, nis edhe me projektin për riorganizimin e shkollës së futbollit për mosha të ndryshme. Bartës të projektit do të jenë emra të njohur të futbollit nga rajoni i Pollogut.

Besojmë se do t’ia arrijmë qëllimet të cilat i kemi pasur që më herët e ato janë që shkolla e futbollit Besa të inkuadrohet në Super ligë dhe më pas nga kjo  qëllimi kryesor është që shumë lojtarë ose disa nga ata  të cilët do të punojnë në vazhdimësi besoj se do jenë atje ku duhet, në ekipin e parë”, tha Venhar Velija, koordinator i përgjithshëm i projektit.

KF Besa mendon për të ardhmen. Shkolla e futbollit pritet të lansojë talent të rinj edhe për ekipin e parë.

Moto e këtij projekti është  të nxjerrim talent, të krijojmë Akademi stabile  në parimet e saja që ti ketë të gjitha parakushtet për të punuar dhe për dhe për të ardhur deri te produkti final i cili është nxjerrja e talentit, lojtarit pë të shkuar në ekipin e pare”, tha Vedut Rustemi, Koordinator i Shkollës së Futbollit

KF Besa përmbylli sezonin në Ligën e Dytë si lidere e tabelës me pesë pikë epërsi nga Detoniti dhe shtatë nga Pelisteri. Drejtuesit e klubit synojnë Ligën e parë, kurse për realizimin e projektit të Shkollës së futbollit, krahas stadiumit “Global Arena” në fshatin Dobërdoll janë siguruar edhe dy terrene tjera, palestër  dhe  hapësirat  ndihmëse të nevojshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share