KF Besa e Dobërdollit nga mërkura vazhdon përgatitjet në Antalia

Në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e dytë, sot në Tetovë te stadiumi me barë artificial në Qendrën sportive, ndeshje kontrolluese kanë zhvilluar Teteksi vendas dhe lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdiollit. Pas 90 minutave lojë ku dy trajnerët e ekipeve në lojë kanë inkuadruar të gjithë futbollistët që kanë në disponim, ndeshja ka përfunduar me fitoren e ekipit nga Dobërdolli me rezultatin 4-2. Autor të golave për kampionin vjeshtor ishin Maliq Beluli, Armend Alimi, Oktay Rakip dhe Filip Aleksovski.

Pas ndeshjes së sotme ekipi të martë do të ketë pushim, ndërsa të mërkurën do të udhëton në Antalia ku do të qëndroj deri më 2 shkurt për të zhvilluar fazën kryesore të përgatitjeve pë sezonin pranveror ku edhe duhet të mbron pozitën e parë në tabelën e klasifikimit me rezultatet e arritura gjatë sezonit vjeshtor.

Klubi I futbollit Besa gjatë qëndrimit në Antalia do të zhvillon katër ndeshje kontrolluese me ekipe të vendeve të ndryshme që përgatiten në tokën turke.

Ekipi nga Dobërdolli në sezonin pranveror do të jetë pa golashënuesin Fiton Ademi I cili ka arritur marrëveshje me ekipin e Shkëndijës. Kujtojmë se pikërisht Fiton Ademi me 12 gola ishte golashënuesi më mire I ekipit kampion vjeshtor në Ligën e dytë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share