Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit në kuadër të përgatitjeve në sezonin e ri në Ligën e dytë unike, sot ka zhvilluar ndeshjen e pare kontrolluese me ekipin e Terteksit të Tetovës. Ndeshja në fjalë pas 90 minutave ka përfunduar me fitoren e ekipit nga Dobërdoilli me rezultatin 4-2, ndërsa autor të golave për Besën ishin Fiton Ademi 2 gola, ndërsa Genc Gashi dhe Izair Emini nga 1 gol.
Në këtë ndeshje në fanellën e ekipit Besa të Dobërdollit kanë debutuar edhe emrat e njohur te futbollit vendor si Armend Alimi, Izair Emini , Burim Sadiki dhe të tjerët. Në bazë të lojës së treguar në këtë ndeshje të pare kontrolluese vërtet mund të thuhet se ekipi I Besës në kampionatin eri 2023/2024 do të jetë pretendete kryesore për kreun e tabelës, ndërsa pritete edhe stabilizimi I Teteksit
Besa do të vazhdon me përgatitjet sipas plan programit të hartuar mga stafi teknik ku pritete të zhvillohen edhe disa ndeshje tjera kontrolluese me ekipi nga vendi dhe rajoni./KlanMacedonia/