KF Besa A zyrtarizon edhe tre përforcime Bashkim Velija, Goran Siljanovski dhe Admir Latifi

Debutuesi në Ligën e pare të futbollit Besa e Dobërdollit vazhdon me kompletimin e ekipit për sezonin e rim ë futbollist që kanë përvojën e madhe por edhe me futbollist të ri.

Kështu që, sot zyrtarizuar tre emra të ri si Bashkim Velija nga KF Shkëndija, Goran Siljanovskin nga Rabotniçki dhe Admir Latifin nga Makedonija Gj.P

“Bashkim Velija përforcon mbrojtjen!

Mbrojtësi Bashkim Velija vishet me fanellën tonë, ai në klub vjen nga skuadra e Shkëndijës, skuadër me të cilën për dy vite me radhë zhvilloi pesëdhjetë ndeshje në kampionatin e ligës së parë.

Bashkim Velija ka filluar karrierën e tij në futbollin në Maqedoni, duke luajtur me skuadra si KF Renova dhe KF Shkëndija, ku ka treguar një qëndrueshmëri të pazëvendësueshme dhe një angazhim të madh në çdo ndeshje të luajtur.

Velija arriti të lejë gjurmë edhe në kampionatin e Shqipërisë ku ishte pjesë e skuadrës së KF Laci, skuadër në të cilën fitoi respektin e tifozëve dhe lojtarëve tjerë në ligën shqiptare”.

“Goran Siljanovski sjell një forcë të re në skuadër.

Siljanovski ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në futboll. Ai vjen tek ne nga skuadra e Bregallnicës ku ishte pjesë për 2 vite me radhe në ligën e parë. Siljanovski ka luajtur edhe për disa nga klubet më të njohura në Maqedoni, përfshirë Makedonija Gj P, Vardar, Renova dhe Rabotnicki. Goran Siljanovski numëron një titull Kampion dhe tre tituj të Kupës së Maqedonisë. Ai ka përvojë edhe në kampionatin e Shqipërisë duke qenë pjesë e ekipeve, si Flamurtari dhe Dinamo Tirana. Mirëpresim së bashku Goran Siljanovskin në ekipin tonë. Ne do të punojmë fort për të arritur sukseset dhe për të shkruar historinë edhe në ligën e parë.

“Admir Latifi, një talent i ri dhe premtues i bashkohet listës së transferimeve.

Vetëm 16 vjeç, Latifi është një sulmues krahu me potencial të jashtëzakonshëm, i cili po bën hapa të mëdhenj në karrierën e tij.

Edhe pse është vetëm 16 vjeç, Latifi ka treguar një pjekuri dhe talent premtues që e bën të veçantë. Ai ka zhvilluar tashmë 16 ndeshje në ligën e parë me skuadrën e Makedonija Gj P, duke lënë një përshtypje të fortë dhe bindëse për kryesin e klubit.

Përveç sukseseve të tij me klubin, Latifi është gjithashtu pjesë e shpresavë të Maqedonisë U19. Urime dhe mirë se vjen në klub Admir!”

Por deri më datën 25 qershior kur priett të fillojnë me përgatitje për sezonin 2024/2025 në Ligën e parë do të ketë edhe prurje tjera.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share