Kevin Spacey rikthehet në industrinë e filmit

Aktori do të sjellë për publikun filmin “Control” me 15 Dhjetor

Ashtu siç edhe pritej aktori Kevin Spacey i është rikthyer industrisë së filmit.

Sipas revistës së njohur “Variety” filmi, në të cilin aktori nuk shfaqet, por në të cilin zëri i tij luan një rol të rëndësishëm, do të publikohet si në SHBA ashtu edhe në Britaninë e Madhe më 15 Dhjetor.

Me regji të britanikut Gene Falez, Spacey luan një figurë misterioze që dëshiron të hakmerret dhe vjedh nga distanca makinën e një zyrtari të qeverisë britanike.

Sa i përket faktit se nëse regjisori kishte rezerva për marrjen e aktorëve si Spacey për shkak edhe të problemeve me drejtësinë, regjisori Falez është shprehur  se nuk pendohet për vendimin e marrë.

Akuzat për ngacmim seksual dëmtuan karrierën e sukseshme të aktorit ku shumë kompani filmike vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin me të.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share