“Këtu ka inat” – Kasami: BDI po i tregon ASH-së se kush vendos për shqiptarët

Me refuzimin për heqjen e “20 përqindëshit” në këto ndryshime kushtetuese, BDI sipas Kasamit, po i tregon edhe partnerit të saj në qeveri se kush është lideri e kush vendos për politikën shqiptare në Maqedoni. Kjo sepse sipas Kasamit, përkundër deklarimeve të ministrave të ASH-së dhe kryetarit të saj, Artan Grubi dhe krerët e BDI-së e kanë treguar qartë, se në këtë hapje të Kushtetutës, nuk do të diskutohet për “20 përqindëshin”.

“Unë vlerësoj se është inat edhe ndaj opozitës, por më shumë është inat ndaj partnerit shqiptar të koalicionit”, tha mes tjerash Kasami në Klan Debat./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share