Sot në diskotekën “Puls” në Koçani, ku rreth orës 3 të mëngjesit ka shpërthyer zjarr, që dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e së paku 50 personave. Bëhet fjalë për koncertin e grupit “DNK”.
Sipas informacioneve të para, janë arrestuar organizatorët e koncertit dhe po kërkohet edhe arrestimi i pronarit të diskotekës.
Dyshimet e para janë se deri te zjarri ka ardhur pasi janë përdorur mjete piroteknike gjatë koncertit.
Një numër i madh i ambulancave kanë shkuar në ndihmë nga Shkupi, është aktivizuar edhe helikopteri i MPB-së. Disa të lënduar janë dërguar në spitalin 8 shtatori në Shkup.