Sistemi ynë imunitar kërkon një dietë të ekuilibruar për të siguruar funksionimin e duhur dhe të shëndetshëm. Përveç kësaj është gjithashtu e nevojshme që ta mbajmë trupin tonë aktiv dhe të sigurohemi që të pushojmë mjaftueshëm. Nëse nuk arrijmë të bëjmë njërën nga këto gjëra, kjo mund të çojë në një sistem të dobët imunitar që do të thotë të prekemi shpesh nga sëmundje veçanërisht kur është sezoni i gripit. Por, çfarë mund të bëni nëse keni një sistem të dobët imunitar?
Më poshtë është një listë e artikujve ushqimorë që duhet të keni kur jeni të sëmurë në mënyrë që të shëroheni shpejt. Këto ushqime kanë fuqinë për të rinovuar menjëherë trupin tuaj dhe për ta ndihmuar atë të luftojë mikrobet.
Fruta dhe perime
Një furnizim i vazhdueshëm me fruta dhe perime, veçanërisht kur jeni të sëmurë, do t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt.
Portokallët
Një lloj vitamine që duhet të keni gjithmonë në magazinë kur jeni të sëmurë, është vitamina C. Antioksidantët në ushqimet e pasura me vitaminë C e mbajnë sistemin imunitar të fortë.
Mish viçi pa dhjamë
Jeni mishngrënës? Viçi pa dhjamë mund të jetë një mënyrë e mirë për të rritur imunitetin tuaj. Është i mbushur me zink dhe do të plotësojë nevojat tuaja për ditën.
Çaji jeshil
Ky teknikisht nuk është një ushqim, por pirja e çajit jeshil mund të ndihmojë shëndetin tuaj të përgjithshëm, veçanërisht gjatë sezonit të gripit.
Kos grek
Kosi grek është gjithashtu shumë i mirë për të forcuar imunitetin tuaj dhe është i pasur me probiotikë të cilët gjithashtu ndihmojnë në shëndetin e zorrëve kur jeni të sëmurë. /tvklan.al