Rruga për në Kodrën e Diellit është me ngrica dhe me borë, vende-vende edhe rrezik për veturat të cilat nuk kanë paisje dimërore, informon Klan M. Automjetet e rënda nuk lejohen të qarkullojnë, banorët e fshatrave të malsisë së Tetovës duhet të kenë kujdes por edhe vizitorët e Kodrës së Diellit.
Nga video pamjet të Klan M, shihet se në çfarë gjendje është kjo rrugë gjatë mëngjesit të sotshëm.
Sipas meteorologëve edhe gjatë vikendit pritet borë në vendet malore, erë dhe mot i ftohtë. /KlanMacedonia/