Këshilltari i Erdogan thotë se vizita e liderit tuk në Rusi është jetike për marrëveshjen e grurit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të fokusohen në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi gjatë takimit të tyre të hënën, teksa Turqia kërkon të rikthejë Moskën në marrëveshje, tha këshilltari kryesor i Erdoganit për politikën e jashtme.

“Ne luajmë një rol udhëheqës këtu. Ne shohim mbështetje të fortë nga e gjithë bota për realizimin e korridorit të grurit,” tha në një intervistë në kanalin televiziv A Haber, shefi i politikës së jashtme dhe këshilltari i sigurisë i Erdogan, Akif Çagatay Kiliç.

“Statusi aktual (i marrëveshjes së grurit) do të diskutohet në samit të hënën. Ne jemi të kujdesshëm, por shpresojmë të arrijmë sukses sepse kjo është një situatë që prek të gjithë botën”. tha Kiliç.

Dronët rusë goditën infrastrukturën e portit të lumit Danub që është kritike për eksportet e grurit të Ukrainës, duke plagosur të paktën dy persona në pjesët jugore të rajonit të Odesa të dielën, thanë zyrtarët ukrainas.

Danubi është bërë rruga kryesore e Ukrainës për eksportimin e grurit që nga korriku, kur Rusia u largua nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, e cila i kishte dhënë një kalim të sigurt eksporteve të Kievit të drithërave, farave vajore dhe vajrave bimore nëpërmjet Detit të Zi, shkruan Reuters.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share