Këshilltaret e Qytetit të Shkupit, Nezrane Rustemi nga BDI dhe Makfire Iseni nga ASH, ndajnë të njejtin mendim sa i përket realizimeve të projekteve për Shkupin modern, të premtuar nga Danella Arsovska në zgjedhjet e fundit komunale.
Në klan Debat me Xhumadije Ibraimin, këshilltarja e ASH-së, Makfire Iseni, thotë se nuk ka asnjë ndryshim që pas ardhjes së Arsovskës në krye të Qytetit të Shkupit.
“Fatkeqësisht nuk mund të shohim ndonjë ndryshim nga udhëheqja e zonjës Danella. Nëse mendojmë se Shkupi ka qenë modern, ai prapë është. Nuk është se ka pasur ndikim të madh ose kapital të madh në investime në Qytetin e Shkupit që nga mandati i zonjës Danella Arsovska”, u shpreh Makfire Iseni nga ASH.
Ndërsa këshilltarja e BDI-së, Nezrane Rustemi, u shpreh se projektet e Arsovskës bllokohen në Këshiil nga këshilltarët e opozitës, pasi Arsovska momentalisht nuk ka shumicë.
“Duke pasur parasysh se kryetarja Danella Arsovska nuk ka shumicë në Këshill, një pjesë të madhe të këshilltarëve nuk i ka nga ana e saj, kështu që, projektet për një Shkup modern janë të bllokuara në çdo senacë. mendoj se patjetër duhet gjendet një kompromis i përbashkët mes këshilltarëve dhe kryetares së Qyteti të Shkupit, Danella Arsovska, që ata projektet të realizohen sepse janë në të mirë të qytetarëve”, tha mes tjerash Nezrane Rustemi nga BDI./KlanMacedonia