“Si kryetar i LSDM-së, ndjej për detyrë të paralajmëroj për rrezikun serioz që sjell vendimet e fundit të Qeverisë Mickoski. Vetëm një ditë më parë dëgjuam fjalë të mëdha për depolitizimin dhe departamentizimin e institucioneve, ndërsa sot shohim krejtësisht të kundërtën – partizimin brutal të Këshillit për Mbikëqyrjen Civile të Komunikimeve.
Ky organ, i cili duhet të jetë shtyllë e pavarësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, tashmë po kthehet në një mjet kontrolli dhe abuzimi partiak.
Një hipokrizi e tillë e qeverisë është e rrezikshme për demokracinë dhe e kthen vendin në kohërat e errëta të sistemit të regjimit, kur strukturat e sigurisë ishin nën kontroll të plotë partiak dhe të drejtat e qytetarëve shkeleshin sistematikisht. Mickoski jo vetëm që tradhton premtimet e tij, por kërcënon drejtpërdrejt edhe themelet e rendit demokratik” – tha Filipçe.