Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme vendosi që të mbetet në fuqi vendimi i kryeprokurorit publik, Lubomir Jovevski për suspendimin e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, raporton Klan M.
Të gjithë anëtarët e këshillit votuan për hedhje poshtë të ankesës së Ruskovskës, të cilën e dorëzoi javën e kaluar. Ruskovska i hodhi poshtë të gjitha argumentet e Jovevskit me të cilat e suspendoi.
Kujtjmë se, Lubomir Joveski, në bazë të nenit 81 nga Ligji për prokurori publike, më 16 gusht miratoi vendim për largim nga funksioni i shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska përderisa zgjat procedura penale e ngritur pas kallëzimit penal nga Arafat Muaremi për bastisjen më 18 korrik në Drejtorinë për Polici Financiare./KlanMacedonia/