Pushteti po tenton ta partizojë dhe kapë “këshillin e prokurorëve”, kështu thonë opozitarët duke komentuar propozim kandidatët nga pushteti për emrim në këshillin e lartë përmendur.
Me reagim të ashpër kundër partizimit brutal të gjyqësorit dhe prokurorisë kanë dalë nga BDI-ja.
Integristët thonë se është e pa pranueshme që Ardian Demiri, anëtarë i Lëvizjes Demokratike, të propozohet për anëtar të këshillit të prokurorëve.
“Kjo paraqet ndërhyrje flagrante partiake në organet gjyqësore dhe prokuroriale. Deputetët nuk duhet të pranojnë partizim të këshillit të prokurorëve, ndërsa ftojmë shoqërinë civile, mediat dhe komuniteti ndërkombëtar që të reagojnë ndaj zgjedhjes së kandidatëve partiak për anëtarë të këshillit të prokurorëve. Bashkimi Europian ndjek prej së afërmi vendimet e qeverisë dhe kuvendit dhe këto veprime na largojnë nga Europa dhe vlerat europiane si dhe na rikthejnë tek shteti i kapur” – thonë nga BDI.
Por partizimi nuk është problemi i vetëm i kësaj teme, deputeti Salih Murat nga Fronti Europian, ka zbuluar se edhe kandidati tjetër që është në garë e është propozuar nga Arben Taravari është dashur të përjashtohet nga gara, sepse sipas deputetit i njëjti nuk ka plotësuar kushtet e kërkuara në konkurs. Thotë se nëse vërtetohen shkeljet, kandidati nga Haracina rezikon edhe përgjegjësi penalo-juridike.
Nga të gjitha dokumentet e dorëzuara unë u fokusova tek listingu i dorëzuar nga kandidati për përvojën e punës, ku thuhet se i njëjti është dorëzuar me datë 15 dhe se i njëjti ka 14 vite, 10 muaj e disa ditë përvojë pune. Në ditën e përmbylljes së konkursit, kandidati nuk i ka plotësuar kriteret e nevojshme ligjore që është 15 vite përvojë pune. Gjithashtu, në dokumente shihet se me 31.10.2024, dorëzohet document i ri nga ku shihet se kandidati ka 15 vite përvojë pune. Mendoj se me këtë nuk janë respektuar normat ligjore. Nëse ka dyshime të bazuara se janë bërë këto vepra, shkelje, mund të mendohet edhe për veprime juridike” – tha Salih Murat.
I pyetur nga Klan Maqedoni, deputeti I VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jamallov, tha se këtë pyetje ta parashtorjmë në qendrën për media të VMRO-DPMNE-së.
“Është konferencë tematike, do ju kisha lutur që pyetjen ta drejtoni në qendrën për media të VMRO-DPMNE-së” – tha Aleksandar Jamallov – DEPUTET VMRO
Ndërkaq, deputeti Sali Murat shton se Fronti Europian do të mundohet ta pengojë emrimin e kandidatëve në seancën plenare, pasi të njëjtit kanë kaluar vecmë filtrin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emrime, me të cilin kryeson VMRO-DPMNE-ja. Dit më parë, kreu i këtij komisioni i tha TV Klan se kandidatët që kanë kaluar në këtë komision i plotësojnë kushtet e nevojshme. Për cështjen e politizimit dhe shkeljeve nuk kanë reaguar as nga LSDM, heshtin edhe nga VLEN.