Këshilli i komunës së Velesit solli vendim/ Çdo të hënë në shkollat fillore të Velesit të këndohet himni i RMV-së

KËSHILLI I KOMUNËS SË VELESIT SOLLI VENDIM PËR INTONOMIN E HIMNIT

Me 20 vota “për” Këshilli i Komunës së Velesit solli vendim për intonomin e himnit të Maqedonisë së Veriut në shkollat fillore të kësaj komune.

Në Vitin i e ri shkollor, çdo të hënë në turnin e parë dhe të dytë do të këndohet himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut në fillim të mësimit në shkollat fillore në Komunën e Velesit.

“Me 20 vota “për”, konstatoj se propozim – vendimi për intonim të detyrueshëm të himnit të Republikës së Maqedonisë në shkollat fillore në komunën e Velesit, është votuar dhe miratuar”.

Propozuesit thonë se qëllimi i këndimit të himnit është që të nxiten ndjenjat e përkatësisë kombëtare dhe dashuria ndaj atdheut që në moshën më të hershme.

“Me rastin e këndimit të himnit kombëtar, shkollat fillore janë të detyruara të ofrojnë kushte adekuate për ndjekjen dinjitoze të himnit kombëtar nga të gjithë nxënësit, punonjësit dhe të tjerët të pranishëm nga fillimi deri në fund të intonimit të himnit kombëtar”, thuhet në vendim.

Ndryshe, vendimi është marrë unanimisht me 20 vota “për”, dhe është propozuar nga grupi këshillues i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni “Rindërtimi i Maqedonisë”. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share