Këshilli i Komunës së Gostivarit votoi Propozim-buxhetin për vitin 2024

Pas elaborimit të Propozim-buxhetit nga Departamenti për Buxhet dhe Kontroll pranë Komunës së Gostivarit, Këshilli i Komunës së Gostivarit me unanimitet votash miratoi Propozim-buxhetin.

Për shkak të transparencës dhe llogaridhënies, Propozim-buxheti paraprakisht u përpilua në bashkëpunim me qytetarët, organizatat joqeveritare, bashkësitë lokale si dhe ndërmarrjet publike pranë Komunës së Gostivarit.

Buxheti për vitin 2024 do jetë buxheti më i madh ndonjëherë apo 1.366.173.000 denarë, ndërsa këtu përfshihen investime në arsim, kulturë, infrastrukturë, me theks të veçantë në rrugë, sport dhe rini, mbrojtje sociale, si dhe investime në fusha të tjera.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share