Këshilli i BE-së miraton qëndrimin për planin e rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh në Ballkan

FILE PHOTO: European flags fly outside the European Commission headquarters in Brussels, Belgium September 20, 2023. REUTERS/Yves Herman/File Photo

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për të ndarë një fond prej 6 miliardë eurosh për të mbështetur reforma dhe rritjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky plan ambicioz synon të përshpejtojë procesin e integrimit të këtyre vendeve në BE.

Në një takim të ambasadorëve në Bruksel, vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët, i cili pritet të miratohet nga Parlamenti Evropian javën e ardhshme. Pas kësaj, do të nisin bisedimet për ta formalizuar përfundimisht këtë plan, i cili do të zbatohet për periudhën 2024-2027.

Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia janë vendet që do të përfitojnë nga ky fond, me Kosovën që pritet të marrë 950 milionë euro, shuma më e madhe e ndarë ndonjëherë nga BE për vendin në një periudhë të shkurtër kohore. Ky investim i madh është një sinjal i qartë i angazhimit të BE-së për të ndihmuar në zhvillimin dhe integrimit e rajonit në strukturat evropiane.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share