Këshilli i ASHMAA-së! Debati Publik – 24 anëtarë në garë për shtatë vende

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ka debatuar rreth kandidatëve që plotësojnë kushtet sipas Vendimit për shpallje të Konkursit Publik për emërimin e anëtarëve në Këshillin për Media. Gjithsejt 24 kandidatë janë në garë për 7 vendet e reja të Këshillit. Ata tashmë kanë kaluar “filtrin” e Komisionit parlamentar, kurse gjatë seancës së sote pati debate të ashpra midis deputetëve të pozitës dhe opozitës.  

Kështu filloi debati i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në të cilën u diskutua për kandidaturat e Agjencisë për Media.

Debati mes dy deputetëve shqiptarë vazhdoi edhe më tutje.

Pas asaj, foli edhe Nafije Selmani, kandidate për anëtarë në këtë komisioni. Mes tjerash ajo tha se mjet transportues e përdorë edhe bicikletën.

Reagoi përsëri, Ilire Dauti.

E akuzat mes deputetëve që vijnë nga e njejta parti por janë ndarë vazhdoi edhe derisa ata ishin ulur.

E kandidatja Nafije Selmani për një moment lëshoi mbledhjen, e shoqëruar nga koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski.

E akuzave të Ilire Dautit, iu pergjigj Selmani, e cila nuk e mohoi në asnjë moment se ka qenë pjesë e Alternativës.

Kushtet për anëtarë të Agjencisë për Media i kanë plotësuar kandidatët Sasho Stefanovski, Nafije Selmani, Dragica Ljubevska, Mile Boshnjakovski, Petar Gjurovski, Emilija Petreska Kamenjarova, Shaban Dalipi, Andrijana Skerlev Çakar, Lazo Petrushevski, Zoran Fidanovski, Arben Saiti, Emilija Janevska, Davor Bashoski, Daut Dauti, Gordana Majnova, Viktor Pavlovski, Vladimir Gjorgjievski, Elena Stojkovska, Zërijeta Hajro Jajaga, Cvetanka Minovska, Viktor Grozdanov, Stojançe Naumov, Afrona Verzivoli dhe Boris Arsov.

Gjashtë kandidatë nuk kanë plotësuar kushtet; Marijanço Tanushevski, Dimitar Micev, Darko Stefanovski, Selver Ajdini, Violeta Simova Bilbilovska dhe Vladimir Kërsteski.

Në mesin e emrave të kandidatëve është edhe emri i Afrona Verzivolit që u bë e njohur në opinion pas përpjekjes së dështuar për t`u bërë Kryerevizore e Fondeve IPA, për shkak të mungesës së certfikatës kurse Antikorrupsioni inicojë procedurë për rastin.

Ligji ndalon që për anëtarë të Këshillit të zgjidhen persona që kanë qenë anëtarë në organet udhëheqëse të partive politike në 10 vitet e fundit.

Ndryshe, Komisioni për zgjedhje dhe Emërime, pas akuzave për partizim, nga pika e rendit të ditës sot e ka hequr pikën për përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin e Prokurorëve. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share