Këshilli gjyqësor thotë se së shpejti do të jetë gati raporti për rastin e Blerim Ramadanit

Dameva: Komisioni po punon intensivisht, opinioni meriton përgjigje

Komisioni special që po heton rastin e arratisjes së Blerim Ramadanit nga srresti shtëpiak, së shpejti pritet të dal me raport, deklaroi sot kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Ajo tha se komisioni po punon intenzivisht në këtë rast dhe nuk do të priten që të kalojnë afatet ligjore për publikimin e raportit dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur ky rast.

“Ju siguroj se ai komision punon në mënyrë intensive, por ka procedurë të paraparë me ligj dhe ka afate. Por, edhe përskaj atyre afateve besoni se, nuk do të priten ato afate. Komisioni do të del me raport sa më shpejtë të jetë e mundur. Sapo të konstatojë gjendjen faktike, ndërsa nënvizojë se punohet në mënyrë intensive, ai raport do të vendoset menjëherë në rend dite në seancë”.

Dameva nuk foli për atë se çfarë aktivitete po ndërmerren për zbardhje e këtij rasti, duke u arsyetuar se si kryetare e këshillit, ajo vetëm i siguron kushtet teknike që komisionit t’u sigurohen ato të dhëna që u nevojiten për analizë.

“Absolutisht e gjithë procedura rreth rastit konkret, rreth përgjegjësisë së gjykatësit dhe ngjashëm që të mos prejudikojmë, ka afate ligjore, por nënvizoj se, në këtë rast do të punohet në mënyrë intensive ndhe urgjente, kështu që opinioni meriton përgjigje sa më shpejtë të jetë e mundur, posaçërisht që ato raste ishin të ndjeshme për opinionin dhe opinioni në një farë mënyrë reagoi për të njëjtat”.

Ndryshe VMRO DPMNE nw pushtet wshtw ajo qw vazhdimishtw kwrkon dhe bwn presion qw tw dorhiqet gjykatwsi Pajazit pajaziti I cili sipas tyre wshtw fajtori kryesor pwr arratisjen e Blerim Ramadanit,.

Ish pjesëtari i UÇK=së, Blerim Ramadani, në bazë të fletë-arrestit ndërkombëtar të lëshaur nga Interpolinga Serbia, ishte arrestuar më 17 korrik. Nga 1 gushti me vendim tw gjykatwsit Pajazit pajazit ishte lëshuar në arrest shtëpiak, por dy javë më pas I njeti u arratis në Kosovë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share