Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë kërkesën për shkarkimin e kryetares së Supremes

DAMEVA: ADEMI NUK KA BËRË SHKELJE LIGJORE

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme hodhi poshtë kërkesën për shkarkimin e Gjykatës Supreme, Besa Ademi. Me shtatë votë “për” këshilli ndërpreu procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së numrit një të Supremes. Sipas kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, Ademi me mosprezencën e saj në seancat e këshillit as nuk ka bërë shkelje dhe as nuk i ka shkaktuar dëm këshillit. Sipas saj, edhe pse fizikisht nuk është prezentë, ajo nuk është reflektuar në punën e Këshillit Gjyqësor.

“Gjatë gjithë procedurës, tek unë është përforcuar qëndrimi se nuk janë bërë shkelje. Për mua është e palejueshme të votojë për një masë të caktuar, vetëm që të kalojë. Pa marrë parasysh, munden të gjithë të jeni kundër meje, të mbes vetëm, nëse vlerësoj se është për shkarkim do të votojë ashtu. Nëse vlerësoj se nuk është, përsëri do të votojë. Mungesa e kryetares së Gjykatës Supreme është e arsyetuar, ndërsa janë arsyetuar sepse ne e kemi arsyetuar atë”, tha Vesna Dameva, Kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Ndërkaq, kryetari i komisionit për raportuesit për përgjegjësi të Ademit, Mirsar Suroji tha se në raportin e komisionit nuk dëshmohet shkelje ligjore.

“Ka konstatime pozitive për avancimin e Gjykatës Supreme, për avancimin e lirisë së gjykatave. Nuk mund të sillet assesi konkludim se, nuk ka marrë pjesë në punën e Këshillit Gjyqësor, sepse ajo gjatë gjithë kohës ka bashkëpunuar me këshillin. Kryetarja vetëm për tre seanca është thirrur në afatin ligjor prej shtatë ditësh. Për tre seanca, ftesa është dërguar 2 ditë para”, tha Mirsad Suroji.

Shkarkimi e kryetares së Supremes, e ka kërkuar anëtari i këshillit, Milazim Mustafa, duke e akuzuar se nuk ka marrë pjesë në seancat e këshillit në periudhën prej fundit të muajit maj deri në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share