ZEFIC-JAKIMOVSKA: ADEMI NUK KA SHKELUR LIGJIN
Në tre ditët e ardhshme Këshilli Gjyqësor do të vendos nëse kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi do të mbajë përgjegjësi ose jo, përcjell KlanM. Kreu i supremes ka dalë sot para komisionit disiplinor me iniciativë të ngritur nga anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa. Në arsyetim para trupit disiplinor Mustava ka shpjeguar se Ademi në cilësinë e kryetares së Gjykatës Supreme dhe anëtare sipas detyrës zyrtare të Këshillit Gjyqësor ka bërë shkelje të Ligjit për Këshillin Gjyqësor. Sipas tij, edhe pse është e obliguar të marrë pjesë në seanca, ajo nuk ka qenë prezentë në 21 prej tyre.
“Me këtë sjellje, kryetarja jo vetëm që e pengoi Këshillin Gjyqësor në qëllimin e tij themelor për sigurimin dhe garantimin e autonomisë dhe pavarësisë së autoritetit gjyqësor, por edhe tregoi mungesë respekti profesionale dhe juridike ndaj institucioneve të autoritetit gjyqësor”, tha Pavlina Zefic-Jakimovska.
Pavlina Zefic-Jakimovska, Avokate e kryetares së Gjykatës Supreme, deklaroi se Besa Ademi nuk e ka shkelur ligjin duke mos marrë pjesë në seancat e Këshillit dhe se nuk ka ndonjë dispozitë specifike se sa seanca mund të marrë pjesë një anëtar i Këshillit Gjyqësor.
“Veprime të tilla kanë për qëllim futjen e frikës dhe mbylljen e gojës së gjyqtarëve të tjerë. Këshilli Gjyqësor shpresojmë se do të shqyrtojë se çfarë mesazhi do t’i dërgojë të gjithë gjyqësorit. Është mirë që të ndërpritet procedura, jo vetëm për të ruajtur reputacionin e Ademit, por edhe të Këshillit Gjyqësor si organ”, tha Milazim Mustafa.
Propozimi për masë disiplinore me shkarkim ndaj kryut të Gjykatës Supreme, është dorëzuar pasi gjyqtarja Besa Ademi tha në një intervistë për media se gjykata me të cilën ajo drejton, po përballet me presione politike dhe kërcënime për shkarkim të gjykatësve suprem.