“Kërkoj ndjesë publike ishullorëve dhe më pas publikut”, Sergei intervistë ekskluzive në Love Island pas eliminimit

Sergei është ishulluri i parë që doli nga vila e dashurisë pasi nuk e zgjodhi asnjë nga vajzat. Sergei është në studion e Love Island Albania në Tv Klan për një intervistë eksluzive dhe u përball për herë të parë me ishullorët pas daljes së tij. Ja mendimet e opiniostëve për Sergein:

Olti: Sergi skuadrën e djemve e kishte pas vetes. Ai tha djemtë i kam vajzën e kam, u rehatua dhe nuk bëri asgjë. Mori shumë vëmendje, Ilda shikonte që kishte një Sergei shumë të fuqishëm. Ai lideri i djemve dhe Ilda lidere e vajzave. Gocat nuk e zgjidhnin Sergein sepse nuk donin të zgjidhnin pëlqimin e shoqes.

Dalina: Më vjen keq sepse Sergei tregoi qëllimin e lojës. Formulën e pa brenda një xhungle të egër dhe ti ishe i butë. Merrje sinjale nga Ilda, por ne nga jashtë nuk morëm gjë. Vajzat qanë sepse janë lidhur dhe je djalë i mirë.

I pyetur nga Luana se nëse do të ishte në vilë kë do zgjidhje, ai u përgjigj: “Nëse do të isha brenda do të fokusohesha te Artemis”.

Sergei pati dhe një përballje me Ildën, teksa ajo u shpreh që nuk i kishte munguar kësaj jave.

Ilda: Sergei më ka ofenduar dhe më ka ulur figurën e femrës. Shpresoj të jesh penduar dhe të kërkosh ndjesë.

Ndiqni live spektaklin më të madh të dashurisë Love Island në Tv Klan./Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share