Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit kërkon përgjegjësi nga Ministri i Drejtësisë për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, pasi sipas tyre, ka miratuar një Udhëzim për mbajtjen e evidencës familjare në të cilin krahas të dhënave të përcaktuara me Ligjin për evidencën familjare, ka shtuar një kolonë të re në të cilën shprehet përkatësia etnike, përcjell KlanM.
“Të dhënat në evidencat e lindjes nuk mund të ndryshohen, janë vendime ligjore dhe askush nuk mund t’i ndryshojë, e aq më pak të shtojë një rubrikë për kombësi/etni. Ajo që bëri Ministri i Drejtësisë është një precedent dhe Udhëzuesi duhet ta tërheqë atë. Përkatësia dhe përcaktimi kombëtar/etnik është një e drejtë e pacenueshme e njeriut që nuk mund të deklarohet në një dokument zyrtar pa ndryshim të Ligjit dhe mbështetje më të gjerë nga qytetarët. Abuzimet me balancuesin e punësimit duhet të parandalohen duke shfuqizuar këtë mekanizëm joefikas dhe diskriminues dhe të mos përdoren si justifikim për ndryshimin e të dhënave të lindjeve pa bazë ligjore”, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike.
Nga kjo parti, shtojnë më tej se kombësia apo etnia kudo në botë, përfshirë edhe vendet anëtare të BE-së, nuk shënohet as në certifikatat e lindjes, të martesës apo vdekjes dhe as në dokumentet e identifikimit.
Lidhja Demokratike i bën thirrje Qeverisë që të tërheqë menjëherë këtë udhëzim, sipas tyre, të paligjshëm dhe të kërkojë nga Kuvendi shkarkimin e ministrit të Drejtësisë për shkak të këtij arbitrariteti./KlanMacedonia