Kërkohet rritje e fondeve për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, ekipi i Thaçit u dërgon letër zyrtare krerëve shtetërorë

Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thacit”, më 12 gusht u ka dërguar një kërkesë zyrtare për rritjen e fondeve për nevojat e mbrojtjes juridike të krerëve të UÇK-së, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ministers Albulena Haxhiu.

Në kërkesën zyrtare të postuar nga kryesuesi i bordit të këtij fondacioni, Ismail Syla, thuhet se në mungesë të mjeteve financiare, jo vetëm që i është larguar njëri nga avokatët kryesor, por se edhe aktualisht avokati kryesor i angazhuar, ka paralajmëruar se mund të largohet në fund të këtij muaji, shkruan Gazeta online Reporteri.net.

Madje, sipas Fondacionit, duke ditur natyrën e akuzave me të cilat përballen ish-krerët e UÇK-së, përfshirë ish-presidentin, Hashim Thaçi, mund të konstatohet se mbështetja financiare e mbrojtjes juridike të tyre, është një betejë juridike.

Ndërkaq, në përfundim të kërkesës zyrtare, është potencuar se Fondacioni në fjalë beson se ndarja e mjeteve financiare të kërkuara, i shërben vetëm drejtësisë si dhe mbron kauzën e drejtë të luftës së UÇK-së.

Prandaj, Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thacit”, kanë kërkuar që me urgjencë të aprovohet kërkesa e tyre.

“Prandaj, si fondacion të gjendur në rrethana të pamundësisë për t’i ofruar mbështetje financiare ekipit mbrojtës të Thaçit, e vlerësojmë urgjente dhe të domosdoshme një mbështetje financiare shtesë, në mënyrë që të sigurohet vijimi i mbrojtjes efektive për ish-presidentin Thaci në procesin gjyqësor ndaj tij”, thuhet në kërkesën zyrtare.

/Reporteri.net/.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share