Kërkohej nga 10 prilli, gjendet pa shenja jete Astriti nga Gostivari

Astrit Ismaili nga Gostivari i cili u raportua si i zhdukur më 10 prill është gjetur sot pa shenja jete në rrjedhën e lumit Vardar. Këtë njoftim e kanë dhënë sot nga MPB, prej ku thonë se trupi i pajetë do të dorëzohet për obduksion.

“Sot, rreth orës 09:00 në SPB Shkup është denoncuar se në ujërat e lumit Vardar në fshatin Jurumleri të Shkupit, është vërejtur një trup i një mashkulli. Pas ndërmarrjes së masave, është vërtetuar se bëhet fjalë për A.I (25) nga Gostivari i cili më 10.04.2023 është denoncuar si i zhdukur”, thonë nga MPB.

Më 11 prill të këtij viti familjarët e Astrit Ismailit kishin raportuar se ai nuk gjendej në banesën e tij në Shkup. Atëkohë thuhej se në banesën e tij ishin vërejtur shenja të të vjellurave, ndërsa nuk ishte marrë asnjë send tjetër, përcjell KlanM.

“Djali ne foto Astrit Ismaili 26 vjet nga Gostivari, qe nga dita e hene data: 10.04.2023 është i zhdukur nga banesa e tij në Shkup me adresë: VARSAVSKA nr.17. Gjërat e tij personale si telefon, laptop të gjitha gjenden ne banesë. Banesa është me të vjellura dhe andaj nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore. Policia po i kryen hetimet e duhura, familjarët gjithashtu lusin të gjithë qytetarët e Shkupit, që nëse e takojnë djalin, të kontaktojnë policinë”, thuhej në njoftiminne familjarëve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share