Kërkesa për shtimin e zjarrfikësve/ Nevojiten 670 shtesa për të përballuar krizën

Në një moment ku flakët kërcënojnë territorin e vendit tonë, numri aktual i zjarrfikësve është 938, megjithatë për të përmirësuar përgjigjen ndaj krizës, nevojiten shtesë prej 670 zjarrfikësve të tjerë, thotë drejtori I Qendrës për mënaxhim me krizat, Stojançe Angelov. Në dispozicion janë katër helikopterë funksionalë që mund të ndihmojnë në shuarjen e flakëve, si dhe një helikopter zbulues i Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu, vendimi i Qeverisë për të zgjidhur problemet me pilotët e avionëve ka hapur rrugën për pranimin e 2 ose 3 ajërtraktorëve shtesë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në ditët në vijim.

“Në këtë moment numri i përgjithshëm i zjarrfikësve është 938, por fatkeqësisht nevojiten edhe 670 zjarrfikës të tjerë. Gjëja më alarmante është në njësinë zjarrfikëse të Shkupit, ku ka një numër të madh të zjarrfikësve, qindra zjarrfikës. Në këtë moment në vend ka katër helikopterë funksionalë që mund të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve dhe një, do ta quaja një helikopter zbulues të Ministrisë së Brendshme . Ndryshe, falë vendimit të Qeverisë që ka tejkaluar problemin disamujor me pilotët e avionëve, pritet që në ditët në vijim t’i bashkohen edhe 2 apo 3 “ajërtraktorë” të Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”, deklaroi Angellov.

Avni Ameti, komandanti i zjarrfikësve në Tetovë, tregon për sfidat e vështira me të cilat ballafaqohen ata çdo ditë. Ai njoftoi se  kenë nevojë urgjente për 55 zjarrfikës të rinj për të mbushur boshllëkun aktual dhe për të forcuar kapacitetet.

“Kemi kapacitet të mjaftueshme që të përballemi me këtë situate. Dihet se mjetet janë të vjetruara dhe gjithastu apelet tona gjithmonë kanë qenë në atë drejtim që shteti si shtet të bëjë intervenimin apo të bëj investimin më të madh tek zjarrfikësit në përgjithësi në RMV. Njesiti territorial kundër zjarit në Tetov ka mungës edhe për 55 zjarrfikës që të mbush normat dhe kapacitetet e saj”, deklaroi Ameti.

Ai gjithashtu theksoi edhe vështirësitë e mjetëve të vjetëruara dhe mungesën e pajisjeve modern. /tvklan.mk


 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share