Kërkesa për çregjistrimin e partisë ”Desna” të Palevskit?!

SPASOVSKI: FOLEJA KRIMINALE DUHET TË SHKATËROHET DERI NË FUND

Duke marrë parasysh se tre nga të dyshuarit për rastin makabër janë anëtarë të partisë “Desna” kurse i dyshuari i parë Kryetar i kësaj partie, Ministri Spasovski, u shpreh që kjo parti duhet të çregjistrohet për shkak të proviniencës së saj dhe ndikimeve të huaja për destabilizim. Sipas tij, paqa, stabiliteti dhe siguria nuk mund të cënohen nga askush, duke pohuar se një çerdhe e këtillë kriminale duhet të shkatërohet deri në fund.

“Nuk e dimë se cfarë qëndrime paraqesin personi dhe kjo parti? Nuk e dimë kush ishin ata dhe cfarë kanë bërë në të kaluarën? Nuk e dinim për emisionet e tij ku direkt kundërshtojnë progresin e vendit, NATO-n, rrugën evropiane? Për ata njerëz mendoj” – tha Oliver Spasovski.

Ndërkohë nga partia “Desna”, përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se kanë “ngrirë” anëtarësimin, funksionet dhe aktiviteteve të të akuzuarve deri në përfundim të procesit.

Por, nëpër rrjetet sociale janë hapur profile të ndryshme në mbështetje të Palevskit, duke e quajtur atë “patriot maqedonas”.

Një grup i këtillë skandaloz që kërkon drejtësi për rrëmbyesin dhe vrasësin e dyshuar, Lupco Palevski, por jo edhe për tret ë dyshuarit tjerë,  ka rreth 100 anëtarë dhe një administrator. Grupi quhet “Drejtësi për Pallçon, drejtësi për Vanjën, drejtësi për Maqedoninë”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share