Kërçovë: Rasti i vitit 2008 – ”Atentatori” i kërkon falje Ali Ahmetit!

PËRKULET PARA VARRIT TË NËNËS SË AHMETIT, PËRMBUSH EDHE AMANETIN E NËNËS SË TIJ

15 vjet pas rastit në Rakovec të Komunës së Bogovinës, Vullnet Xhelili u ka kërkuar falje Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe nënës së tij. Këtë të fundit, sic percjell KlanM, nuk arriti ta takojë derisa ishte gjallë, por u përkul para varrit të saj. Thotë se këtë veprim e ka bërë për ta përmbushur edhe një “amanet” tjetër – atë të nënës së tij.

“Fjalët e nënës time më kanë përcjellë për 15 vite, edhe shumë herë e kam menduar, mirëpo edhe shumë herë e kam biseduar me një mikun tim profesorin e nderuar Ismet Jonuzin, shumë këshilla kam marrë dhe prej profit Ismet Jonuzi, edhe vendosa të marr guximin se ishte diçka shumë e vështirë për mua, por të paktën nuk arrita të takoj nënën Huma gjallë dhe t’i drejtohem me një kërkim falje te varri edhe shpresoj se pas këtij gjesti do më falë edhe nëna ime” – tha Vullnet Xhelili.

Vullnet Xhelili, sic njofton KlanM, kishte vuajtur dënim me burg për rastin e 12 Majit të vitit 2008 kur në Rakovec të Komunës së Bogovinës, ishte I implikuar në tentativën për atentat ndaj Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit.

“Kam pasur fatin që të takohem edhe me shumë bashkëpunëtor të z. Ahmeti dhe ata më kanë thënë se edhe prej momentit që ke gabu’ nga z. Ahmeti je i falur sepse z. Ahmeti pushkë për shqiptarët nuk ka” – tha Vullnet Xhelili.

Ndryshe, sic njofton KlanM, incidenti ka ndodhur gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 1 Qershorit të vitit 2008 në kohën e polarizimeve të skajshme në bllokun politik shqiptar.

Kronistët e kohës, sic percjell KlanM, kishin raportuar se ndaj Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, ishte bërë një tentativë për attentat ku është shtënë ndaj makinës së tij gjatë një tubimi elektoral në një fshat të Tetovës.

Më 13 Maj 2008 në shenjë proteste ndaj këtij rasti BDI-ja kishte mbajtur edhe një tubim proteste në Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share