Kërçovë: Prindi denoncon mësuesen në polici – akuza për sulm fizik ndaj nxënësit (VIDEO)

MËSUESJA PËRGËNJESHTON, DREJTORI KËRKON E VËRTETA TË DEL NË SHESH

E dërgoi në shkollë për të mësuar, por u kthye i lënduar. Kjo pasi, sipas Sinan Ibishit, mësuesja ka sulmuar fizikisht djalin e tij 11 vjeçar, njofton KlanM.

Ai pretendon se kujdestarja e klasës nga shkolla “Sande Shterjovski Pashin” në Kërçovë ka rahur fëmijun e tij duke i shkaktuar lëndim te syri.

“Është i dëmtuar te syri. E kam të gjithë dokumentacionin prej te spitali. Isha edhe në polici e panë se syrin e ka të dëmtuar. Tash duhet të vi në Shkup. Ndoshta duhet sërish ta bëjë operacion. Është në gjendje të keqe. Në stres, trembet” – tha Sinan Ibishi, prind i fëmiut.

Ai, siç njofton KlanM, thotë se gjatë gjithë kohës përballet me presione për ta ndryshuar deklaratën që e ka dhënë në polici.

“Mua pare nuk më duhen. Unë djalin nuk e kam qit në shitje. Për një mijë euro apo dy mijë euro. Mua më duhet shëndeti i tij. Për atë gjë shihni si i kam duart. Unë punoj ka 15 orë. Shikojeni, lloj mbeturina pastroj….Vetëm djalin ta rris” – tha Sinan Ibishi, prind.

Mësuesja Adelina Xhambazi, për KlanM, përgënjeshtron deklaratën e prindit. Ajo thotë se nxënësin nuk e ka sulmuar fizikisht.

“Ne kishim një raport si mësuese-nxënës, tema ishte se përse i ka lagur nxënësit me ujë. Unë e pyeta se përse i lage, ai më tha do t’i lag kush je ti të më tregosh. Unë i thash nuk duhet t’i lagësh. Ai atë qe e ka paraqitur është rrenë. Është shpifje”, tha Adelina Xhambazi, mësuese.

Nuk e keni sulmuar fizikisht vetëm e keni tërhequr?

“Jo, jo. Unë kam folur në polici. Mund t’i bëj denoncim për shpifje” – tha mësuesja.

Drejtori i shkollës thotë se është i shqetësuar nga rasti dhe se dëshiron që e verteta të del në shesh.

“Unë me të vërtetë jam i shqetësuar nga rasti. Dua e vërteta të tregohet. Të jetë e qartë e vërteta. Nuk mbroj as mësuesen as nxënësin e drejta le të del në sipërfaqe”, tha Rrahim Pinjolli, drejtor i shkollës “Sande Shterjovski”.

Edhe nga MPB, siç përcjell KlanM, informojnë se rasti është paraqitur në polici dhe po punojnë për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share