Kërcënohet me vdekje trajneri i Chelsea

Mungesa e rezultateve tek Chelsea jo vetëm rëndojnë pozitën e trajnerit Graham Potter në pankinën e londinezëve, por për trajnerin kanë ardhur edhe acarimi i tifozëve. Tekniku pranoi në një konferencë për shtyp se ka marrë kërcënime me vdekje për të dhe familjen.

“Rezultatet janë ato që janë dhe duhet t’i pranojmë. Por presioni nuk ndryshon. Disa më mbështesin, por kam marrë edhe e-mail jo aq të bukura, në të cilat kërcënohem me vdekje ose urojnë vdekjen e fëmijëve të mi. Është një situatë e vështirë, por i thash vetes sa më lart të shkosh aq më shumë rritet presioni edhe në këtë pikëpamje mund të them që nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit.”

Në 20 ndeshjet e fundit në drejtimin e tij, Chelsea ka marrë vetëm katër fitore në të gjitha kompeticionet ku ka luajtur.

Skuadra londineze me buxhetin dhe shpenzimet më të mëdha në merkaton e verës së shkuar si dhe në janar gjendet në vendin e 10 në renditjen e Premier Leage teksa i kanë mbetur edhe 15 për të luajtur deri në fund të sezonit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share