Përsëri kërcënime për bomba pasditën e sotme nëpërmjet email adresave kanë arritur në gjashtë shkolla të mesme të Shkupit.
Këto janë kërcënimet e katërta radhazi në shkollat e mesme, pas atyre të javës së kaluar që ishin false. Edhe sot nga MPB thonë se kërcënimet janë marrë në mënyrë elektronike. Nxënësit dhe punonjësit janë evakuuar, ekipet e policisë ndodhen në terren. Ndërsa për më shumë informata rreth ngjarjes do të njoftoheni gjatë ditës në KlanMacedonia.