Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës, evakuohen pasagjerët dhe stafi (VIDEO)

Një kërcënim me bombë është pranuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo ka bërë që të gjithë pasagjerët të evakuohen nga hapësirat e aeroportit, njofton Klankosova.tv.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e APN-së, Valentina Gara, e cila ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë duke kryer detyrat e tyre.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share