Kërcënohet me jetë presidenti i klubit të futbollit italian, Lecce-s, Saverio Sticchi Damiani.
Mediat italiane raportojnë se një kokë derri e prerë u gjet jashtë shtëpisë dhe studios ligjore të presidentit të skuadrës së Seria A, që u zbulua nga administratori i pallatit.
Por duket se nuk ka mjaftuar me kaq, pasi pranë kokës së prerë të derrit ishte dhe një zarf me një mesazh kërcënues brenda.