Keqpërdorim me para të destinuara për të verbërit (VIDEO)

ALISHAN: 17 MILION DENARË HARXHOHEN PËR NEVOJA PERSONALE

Кeqpërdorim i parave që ndanë shteti për të verbërit po bën Lidhja nacionale e personave të verbër, akuzon kolicioni “Ndryshojmë” që poashtu është shoqatë e cila punon për përmirsimin e kushteve të personave me shikim të dëmtuar.

“17 milion denarë shteti ndanë për personat e verbër por këto para nuk po alokohen për nevojat tona. Dy makina të cilat i posedon Lidhja nacionale e të verbërve nuk është vënë në funksion por shfyrtëzohet për nevoja personale. Librat në alfabet braik nuk janë printuar edhe pse Ministria e Kulturës ka ndarë para” – tha Suaret Alishan QJQ ndryshojme.

Nga ky koalicion kërkonë dorëheqje nga kryetari i Lidhjes nacionale e personave të verbër pasi sipas të tij një kryetar i tillë nuk është i nevojshëm të udheheq një kategori e cila është e margjinalizuar në çdo cep të jetesës. Ndryshe një javë anëtarët e kësaj lidhje së bashku me kryetarin Zharko Sellkovski protestuan para qeverisë duke kërkuar ndihmë mbështjetje financiare dhe sigurimin e paisjeve për personat me shikim të dëmtuar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share