Keqpërdorën seksualisht të miturën – dhjetë persona privohen nga liria

Hetimet për keqpërdorim seksual dhe përgatitje të materialeve pornografike në Veles, ku viktimë është një 14-vjeçare, zgjerohet edhe me 10 persona tjerë. Prej tyre 6 dyshohen për tregti me fëmijë, dy për keqpërdorim seksual dhe dy të tjerë për prodhim dhe distribuim të pornografisë fëmijërore, njofton KlanM.

Dhjetë persona nga Shkupi, Velesi dhe Tetova dyshohen për keqpërdorim seksual dhe përgatitje të materialeve pornografike.

Sipas komunikatës së PTHP-së, Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në bazë të dëshmive të grumbulluara gjatë procedurës hetimore ka zgjeruar procedurën kundër dhjetë personave.

Me veprimet që përshkruhen në urdhërin për zbatimin e procedurës hetimore, sic njofton KlanM, gjashtë persona dyshohen për veprën penale – tregti me fëmijë, dy persona ngarkohen për veprën penale keqpërdorim gjinor të personit të pafuqishëm dhe dy të tjerë për veprën penale prodhim dhe distribuim të pornografisë së fëmijëve.

Pas veprimeve të ndërmarra gjatë procedurës hetimore, Prokurori Publik ka grumbulluar dëshmi të forta dhe sot ka zbatuar një aksion në bashkëpunim me Njësinë Kombëtare për shkatërimin e trafikimit me migrant dhe tregti me njerëz pranë MPB-së, njofton KlanM.

Janë kryer bastisje në Veles, Shkup dhe Tetovë ku janë privuar nga liria 9 persona, kurse një I dyshuar gjendet jashtë vendit.

Për shkak se ekzistojnë rrethana për arratisje, fshehje dhe falsifikim të gjurmëve, ndikim ndaj dëshmitarëve dhe përsëritje të veprës, sic percjell KlanM, Prokurori Publik I ka dorëzuar propozim gjykatësit të procedurës paraprake për të caktuar masën e paraburgimit për 8 të dyshuar dhe masa kujdesi për dy të tjerë për prodhimin dhe distribuimin e pornografisë fëmijërore.

Për veprat penale “Tregti me fëmijë dhe keqpërdorim seksual të personit të pafuqishëm”, sic percjell KlanM, parashikohen dënim me burg prej së paku 8 viteve, kurse për veprën penale prodhim dhe distribuim të pornografisë fëmijërore dënimi me burg është nga 3 deri 5 vite – thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share