Keqpërdorën lejen e qëndrimit në RMV, arrestohen disa shtetas të huaj në Gostivar

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë kontrollit gjatë ditës së djeshme në Gostivar ka arrestuar disa persona të cilët kanë keqpërdorur lejen për qëndrim turistik në Maqedoni.

Gjithashtu, në të njëjtin aksion policia ka arrestuar edhe një banorë të Çegranit, për sjellje agresive ndaj zyrtarëve të policisë.

“Në një kontroll aksion të kryer dje (24-tetor) në Gostivar rreth orës 11:00 nga zyrtarët policorë të MPB-së, SPB-së Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dhe Inspektorati Shtetëror i Punës në Gostivar për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, personat J.A. (39), Sh.U. (43), V.U.(46), S.D.(46) nga Republika e Turqisë, R.K.(54), G.B.(56) dhe A.J.(41) nga Republika e Shqipërisë dhe M.R (55) nga Serbia”, thonë nga SPB-Tetovë. Përveç këtyre personave, për shkak të sjelljes agresive ndaj policëve në orën 12.00 në rrugën “JNA” në Gostivar, J.Z. nga Çegrani i Gostivarit, i cili i pengonte në kryerjen e veprimeve zyrtare. Të gjithë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share