“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj për zbardhjen e shpejtë dhe efektive të rastit të tri ditëve më parë (04.06.2022) pas ngjarjes që ndodhi në qendrën “Ivan Mihajlov” në Manastir, e cila tashmë është zbardhur dhe kemi një të arrestuar që ka pranuar krimin. Kemi punuar ditë e natë për gjetjen e autorit, janë marrë parasysh të gjitha provat dhe pas bisedave zyrtare në ditët e kaluara, mbrëmë me urdhër të gjykatës është kontrolluar në dy lokacione të cilat i shfrytëzon LA (34) nga Manastir, ku janë gjetur dhe konfiskuar sendet që kanë të bëjnë me veprën penale, pas së cilës personi është privuar nga liria. Ne kemi treguar edhe një herë se i vetmi pushtet që ka çdo shtet ligjor është fuqia për të shtypur krimin. As në këtë segment nuk ka ‘falje’, nuk ka persona të mbrojtur – të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kushdo që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar në Facebook ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Qendra “Vanço Mihajlov” para 3 ditësh në Manastir njoftoi se objektet e tyre janë djegur dhe se presin që institucionet sa më shpejt të zbardhen plotësisht rastin, përcjellë KlanMacedonia.
Është djegur dera hyrëse dhe mbishkrimi “Vanço Mihajlov” nga klubi bullgar në rrugën Ruzveltova në Manastir. Asnjë dëm nuk është bërë brenda.
Ljupço Gjorgievski, kryetar i Qendrës së Kulturës Ivan Mihajlov, tha se zjarri ka filluar herët në mëngjes sot në orën pesë dhe se fqinjët kanë lajmëruar zjarrfikëset dhe është shuar, kështu që nuk është përhapur në pjesët tjera të objektit. /KlanMacedonia/