Këngëtari i njohur Bujar Mustafa nuk di të ndalet. Këtë vit ai e ka nisur mbarë por nuk do të ndalojë me kaq. Këngët e tij po bëhen gjithnjë e më shumë hite, të kërkuara aq sa është i kërkuar dhe ai vetë në klubet e muzikës live, e kjo e bën këngëtarin edhe më shumë të punojë dhe të sjellë projekte të reja për publikun shqiptar. Ndonëse i ri, Bujari është një nga emrat më të kërkuar të momentit edhe në ahengje të ndryshme familjare. Projekti i tij i fundit “Ma ke nxi jeten” është punuar nga Arti Rec, me tekst dhe muzikë nga Fadil Topalli derisa video është punuar nga Time Pictures. Si producent ekzekutiv në këtë projekt është Labinot Nuraj, menaxheri i njohur dhe shumë i suksesshëm i skenës shqiptare njëherit edhe menaxher i këngëtarit Bujar Mustafa.
Lexo gjithashtu
Adelina Ismaili: Mi përgjuan ilegalisht bisedat e mia dhe të nënës sime, fama ime u bë ngarkesë edhe për familjarët e mi…
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e cilësuar si “diva e muzikës moderne shqiptare”, ishte së fundmi e ftuar…
01.12.24 09:48
Kujt ia ka këputur “telat e zemrës” Era Rusi?
Era Rusi sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Kur të merr malli”, një tjetër baladë…
30.05.23 18:17
Pique përleshet fizikisht me vëllain e Shakiras?
Gerard Pique ka qenë në qendër të vëmendjes që kur mbërriti në Miami, me shumë të interesuar për…
05.05.23 22:47