Ky projekt muzikor është realizuar falë ndihmës së inteligjencës artificiale
“The Beatles” ka njoftuar se kënga e tyre më e re “Now and then” do të publikohet javën e ardhshme. Kënga e re e shumëpritur dhe gjithashtu kënga e fundit e “Beatles” është realizuar falë ndihmës së inteligjencës artificiale.
Nëpërmjet teknologjisë, pjesë e këngës është edhe zëri i anëtarit John Lennon, i cili ndërroi jetë 43 vite më parë. Sipas BBC, kënga “Now And Then”, e bazuar në xhirimet demo të viteve 1970 nga anëtari i grupit Lennon, u përfundua vitin e kaluar nga kitaristi i grupit Paul McCartney dhe bateristi i grupit Ringo Starr.
Grupi njoftoi se kënga “Now And then” do të publikohet më 2 Nëntor. Anëtarët e grupit thanë se ishte një “përvojë e jashtëzakonshme” përfundimi i këngës.
Duke shpjeguar se zëri i Lennonit është transmetuar qartë në këngë, McCartney tha: Emocionuese është ende të punosh me muzikën e ‘The Beatles’ edhe në 2023 dhe të përgatitesh për të nxjerrë një këngë të re që publiku nuk e ka dëgjuar ende.
Në vitin 1994, e veja e Lennonit, Joko Ono, ia dha demon Paul McCartneyt në një kasetë me mbishkrimin “Për Paulin”, në të cilën ishin xhirimet demo të Lennonit për “Free As a Bird” dhe “Real Love”.
Klan News