Trajneri Kemal Alispahiq për MundoKlan thotë se e njeh Katarin dhe investimet që janë bërë në futboll, pasi ka punuar si trajner në këtë vend. Ai nuk ka dyshime se kushtet do të jenë të jashtëzakonshme kurse stadiumet më modernet në botë.
“Pasi zhvillohet në Katar, kam pasur rastin të punoj si trajner në Katar dhe mund të them se bëhet fjalë për një vend shumë të zhvilluar dhe nuk dyshoj se kushtet për Kampionatin botëror do të jenë më të mira deri tani. I kam të njohur lokacionet ku janë ndërtuar stadiumet dhe me siguri se do të jenë stadiumet më të bukura dhe më modern gjithandej planetit” – shprehet trajneri Kemal Alispahiq.