Këlyshi i elefantit “s’lë rehat” gazetarin, i ndërpret raportimin

Një gazetar nga Kenia, Alvin Kaunda po raportonte nga një jetimore elefantësh në kryeqyetin Nairobi kur ndjeu ta prekte diçka në shpatull, shkruan “BBC”.

Kaunda po fliste për përkujdesin që po merrnin elefantët e jetimores pas një përmbytjeje. “Rritja e rasteve të përmbytjes, na e lë neve në dorë që të jemi rojtarët e botës tonë natyrore, të shpëtojmë speciet e egra dhe shtëpinë tonë…”, po thoshte ai kur e ndërpreu një këlysh elefanti.

Këlyshi zgjati feçkën e tij në fillim drejt veshit, më pas nga koka në fytyrën e tij duke e bërë gazetarin të shpërthente në të qeshura./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share