Gazetari: Kosova do të ketë pasoja nëse nuk pranon draft-statutin për Asociacionin
Gabim të dyfishtë e vlerëson gazetari Adriatik Kelmendi shkarkimin e ekipit menaxhues që hartoi draft-statutin per asociacionin. Ai thotë se Kosova nuk duhet ta kishte pranuar ngritjen e këtij ekipi.
Me këtë vendim, Kelmendi thotë se Kosova del si palë që nuk zbaton marrëveshjen e Ohrit.
Sipas tij Kosova do të ketë pasoja tepër të rënda.
Ekipi menaxhues për asociacionin u shkarkua një ditë pas takimit të 2 majit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vucic. Draft statuti i propozuar në këtë takim nuk u pranua nga Kurti dhe ky i fundit shpalosi versonin e tij për krijimin e bashkisësë së komunave serbe.